01 SHËRBIMET TONA

Shërbime web nga A në Zh

Çdo shërbim ofrohet nga ekipi i plotë i KLAUSBEJOLLI.TECH — strateg, dizajner, developer, copywriter dhe specialist SEO — me kontratë dhe ofertë të personalizuar me shkrim.

01
Krijim Faqe Interneti që Punon si Shitësi Yt më i Mirë icon

Krijim Faqe Interneti që Punon si Shitësi Yt më i Mirë

Faqja jote e internetit është vitrina që klientët e shohin përpara se të të telefonojnë. Unë ndërtoj website me dizajn unik — jo template të kopjuara — që hapen nën 2 sekonda, duken perfekt në celular dhe janë të gatshme për Google që ditën e parë.

Shiko shërbimin →
02
Zhvillim WordPress i Bërë siç Duhet icon

Zhvillim WordPress i Bërë siç Duhet

WordPress fuqizon mbi 40% të internetit — por diferenca mes një faqe WordPress amatore dhe një profesionale është si nata me ditën. Unë ndërtoj faqe WordPress të shpejta, të sigurta dhe të lehta për t'u menaxhuar vetë, me Elementor Pro ose tema të personalizuara nga zero.

Shiko shërbimin →
03
Dyqani Yt Online, i Hapur 24/7 — edhe kur Ti Fle icon

Dyqani Yt Online, i Hapur 24/7 — edhe kur Ti Fle

Shqiptarët blejnë online më shumë se kurrë — pyetja është: po blejnë nga ti apo nga konkurrenti? Ndërtoj dyqane online të plota me pagesa me kartë, porosi me para në dorë, integrim me postën dhe panel të thjeshtë ku menaxhon gjithçka vetë.

Shiko shërbimin →
04
Shopify: Dyqani që Rritet pa Kufij icon

Shopify: Dyqani që Rritet pa Kufij

Shopify fuqizon miliona dyqane në botë — nga garazhet te brandet miliardëshe — sepse thjesht funksionon: pa servera, pa përditësime, pa dhimbje koke teknike. Ne e ndërtoj dyqanin tënd Shopify siç e ndërtojnë brandet serioze: temë premium, strukturë për konvertim dhe automatizime që shesin vetë.

Shiko shërbimin →
05
SEO që të Nxjerr i Pari në Google — dhe në AI icon

SEO që të Nxjerr i Pari në Google — dhe në AI

Kur dikush kërkon shërbimin tënd në Google, ose del ti — ose del konkurrenti. Unë bëj SEO të plotë për tregun shqiptar: teknik, përmbajtje, lokal dhe autoritet. Dhe shkojmë një hap më tej: optimizojmë faqen edhe për motorët e AI (ChatGPT, Claude, Perplexity, Gemini) — aty ku klientët po kërkojnë gjithnjë e më shumë.

Shiko shërbimin →
06
Landing Pages ku Çdo Klik Shndërrohet në Klient icon

Landing Pages ku Çdo Klik Shndërrohet në Klient

Po dërgon reklama te faqja kryesore? Po djeg para. Një landing page ka një qëllim të vetëm: ta kthejë vizitorin në kontakt ose blerës — pa shpërqendrime, pa menu, pa dalje anash. Ne i ndërtoj me psikologji shitjeje të kalibruar për konsumatorin shqiptar.

Shiko shërbimin →
07
Mirëmbajtje Website: Faqja Jote, Gjithmonë në Formë icon

Mirëmbajtje Website: Faqja Jote, Gjithmonë në Formë

Një website pa mirëmbajtje është si makina pa servis: një ditë të lë në rrugë — zakonisht në momentin më të keq. Faqe që bien, sulme hakerash, forma që s'dërgojnë email... Ne i parandalojmë të gjitha, me monitorim 24/7 dhe një ekip që përgjigjet kur të duhet.

Shiko shërbimin →
08
Ridizajnim Website: Rilindja e Faqes Tënde icon

Ridizajnim Website: Rilindja e Faqes Tënde

Faqja jote e vjetër po të kushton klientë çdo ditë: duket e vjetruar, hapet ngadalë, në celular është katastrofë. Por ta rindërtosh gabim mund të të kushtojë edhe renditjen në Google. Unë bëj të dyja siç duhet: dizajn i ri modern + migrim SEO i kujdesshëm që ruan (dhe përmirëson) pozicionet e fituara.

Shiko shërbimin →
KLAUSBEJOLLI.TECH — Klaus Bejolli
02 STRATEGJIA

Dizajn që mbështet qëllimet e biznesit

Web dizajni strategjik bashkon vizualet, strukturën dhe thirrjet për veprim me objektivat e biznesit tënd: mesazh i qartë, navigim intuitiv, CTA të forta dhe rezultate të matshme.

03 CILA ZGJIDHJE?

Cila zgjidhje i përshtatet biznesit tënd?

Çmimi për çdo projekt përcaktohet pas një konsulence falas — sepse asnjë biznes serioz nuk është "one size fits all". Oferta jote me shkrim brenda 48 orësh.

ZgjidhjaIdeale përKoha e dorëzimit
Landing PageFushata reklamash, oferta specifike, gjenerim kontaktesh5–7 ditë
Website BiznesiPrezantim profesional, besim, kontakte nga Google2–3 javë
Dyqan OnlineShitje produktesh 24/7 me pagesa e postë të integruar3–6 javë
SEO & GEORenditje afatgjatë në Google dhe në motorët e AImuaji 2–3 rezultatet e para
MirëmbajtjeSiguri, backup dhe përditësime pa merake vazhdueshme
07 SHOWREEL

Projektet e mia në lëvizje

Website, e-commerce dhe interface të realizuara për biznese reale.

Gati për një website që sjell klientë?

Konsulencë falas + ofertë e personalizuar me shkrim. Projekt i qartë, pa kosto të fshehura.