SHËRBIM KLAUSBEJOLLI.TECH

Shopify: Dyqani që Rritet pa Kufij

Shopify fuqizon miliona dyqane në botë — nga garazhet te brandet miliardëshe — sepse thjesht funksionon: pa servera, pa përditësime, pa dhimbje koke teknike. Ne e ndërtoj dyqanin tënd Shopify siç e ndërtojnë brandet serioze: temë premium, strukturë për konvertim dhe automatizime që shesin vetë.

Çmimi përcaktohet me ofertë të personalizuar pas një konsulence — sepse çdo projekt është i ndryshëm.

01 PËRFITIMET

Çfarë fiton biznesi yt

Zero merak teknik

Shopify mban serverat, sigurinë dhe backup-et. Ti fokusohesh 100% te produktet dhe shitjet.

Nis shpejt, shkallëzo shpejt

Nga 10 porosi në 10.000 porosi në muaj pa ndryshuar asgjë — infrastruktura mban gjithçka.

Temë premium, jo default

Personalizojmë tema si Dawn, Impulse ose Prestige që dyqani të mos duket si mijëra të tjerë.

Aplikacionet e duhura

Nga mijëra apps zgjedhim vetëm ato që sjellin shitje — reviews, upsell, email — pa fryrë kostot.

web growth i automatizuar

Shporta të braktisura, email mirëseardhjeje, rikthim klientësh — Shopify + Klaviyo në autopilot.

Gati për eksport

Shumë-monedhë, shumë-gjuhë, taksa automatike — shit në Itali, Gjermani apo SHBA që nga dita e parë.

02 ÇFARË PËRFSHIHET

Paketa jonë e plotë Shopify

  • Konfigurim i llogarisë Shopify me strukturën e duhur nga fillimi
  • Temë premium e personalizuar sipas brandit tënd
  • Ngarkim produktesh me variante, koleksione dhe SEO
  • Pagesa: kartë, PayPal, para në dorë — të gjitha aktive
  • Transporti: zona, tarifa dhe integrime me korrierë
  • Aplikacionet thelbësore të instaluara dhe konfiguruara
  • Automatizime email me Shopify Email ose Klaviyo
  • Lidhje me Instagram, Facebook & TikTok Shop
  • Trajnim i plotë në shqip për panelin Shopify
03 PROCESI

Si punoj hap pas hapi

Setup & Temë

Llogaria, tema premium dhe personalizimi vizual i plotë.

Katalogu

Produkte, koleksione, çmime dhe fotografi të optimizuara.

Pagesa & Posta

Çdo mënyrë pagese dhe transporti — testuar me porosi reale.

Automatizim & Nisje

Email flows, kanale shitjeje dhe trajnimi yt final.

Storefront premium për tregje më të mëdha
+ SHOPIFY SCALE

Storefront premium për tregje më të mëdha

Shopify e trajtojmë si infrastrukturë rritjeje: theme premium, automatizime të dyqanit dhe setup gati për zgjerim ndërkombëtar.

04 PYETJE & PËRGJIGJE

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

Abonimi është kosto e vetë platformës Shopify plus komisione pagese — e parashikueshme dhe pa kosto të fshehura nga ana jonë. Kostoja e ndërtimit tonë përcaktohet me ofertë të personalizuar.

Po — konfigurojmë ‘Cash on Delivery’ si mënyrë pagese, që mbetet mënyra më e përdorur e blerjes online në Shqipëri, krahas pagesave me kartë.

Po. Migrojmë produkte, klientë dhe porosi historike nga WooCommerce, Wix apo edhe nga shitjet manuale në Instagram — pa humbur asgjë.

Mund ta ngresh vetë një dyqan bazik — por struktura e konvertimit, fotografia, copywriting-u, automatizimet dhe SEO janë ato që e ndajnë dyqanin që shet nga ai që rri bosh. Ne sjellim përvojën e dhjetëra dyqaneve.

Po — përmes KLAUSBEJOLLI.TECH ofroj reklama Meta & TikTok, prodhim përmbajtjeje dhe menaxhim të plotë të dyqanit. Shumë klientë na e besojnë gjithë ekosistemin.