Mia Farmacia
Website retail për farmaci, i organizuar për ta bërë informacionin dhe kategoritë më të qarta, me fokus te besueshmëria, mobile UX dhe prezantimi profesional.

Sfida
Në një website farmacie qartësia dhe besueshmëria janë po aq të rëndësishme sa pamja. Përmbajtja dhe kategoritë duhej të prezantoheshin në mënyrë të organizuar, pa e bërë faqen të rëndë dhe pa krijuar konfuzion në mobile.
Strategjia
U përdor një hierarki e thjeshtë vizuale dhe informative, ku kategoritë, përmbajtja dhe elementet e kontaktit dallohen menjëherë. Struktura u mendua për kërkim, mobile usability dhe zgjerim të katalogut.
Zgjidhja
U ndërtua një website WordPress responsive me prezantim të pastër, module të ripërdorshme dhe bazë SEO teknike. Dizajni ruan një ndjesi profesionale dhe të kontrolluar për një kategori ku besimi është kritik.



Rezultatet
Mia Farmacia ka një prezencë digjitale më të organizuar dhe më të lehtë për t’u përdorur, me strukturë që mund të mbështesë kategori, produkte dhe përmbajtje të re në vazhdim.
Do rezultate të tilla për biznesin tënd?
Çdo projekt fillon me një bisedë falas. Më trego sfidën dhe objektivin.







