RAST STUDIMOR PROJEKT I KLAUSBEJOLLI.TECH

Ella-B Model Agency

Platformë WordPress për një model agency në Australi, me fokus te modelet, arkivi vizual, profilet individuale dhe një eksperiencë premium që është e lehtë për t’u menaxhuar.

KlientiElla-B Model Agency
IndustriaFashion · Model Agency
TreguAustralia
ShërbimetCustom WordPress · UX Design · Web Design · Development
Ella-B Model Agency — projekt website nga Klaus Bejolli · Fashion · Model Agency
RoliStrategji · UX/UI · Development
PlatformaWordPress / Custom Web
FokusiUX · Performance · SEO · Conversion
DorëzimiResponsive · SEO-ready · I menaxhueshëm

Sfida

Ella-B kërkonte më shumë se një website fashion. Agjencia kishte nevojë për një sistem ku modelet të mund të organizoheshin, filtroheshin dhe prezantoheshin përmes profileve individuale, duke ruajtur një estetikë minimale dhe premium.

Me shumë fotografi dhe profile, sfida ishte të ruhej ritmi vizual pa e kthyer faqen në një katalog të ngadaltë ose të vështirë për t’u administruar.

Strategjia

Arkitektura u ndërtua rreth model archive dhe single model pages. Të dhënat e çdo modeli u strukturuam si fusha të menaxhueshme në WordPress, ndërsa navigimi dhe layout-i u projektuan që fotografia të mbetet protagoniste.

Zgjidhja

U zhvillua një theme custom WordPress me archive të modeleve, profile individuale, të dhëna të strukturuara, responsive layouts dhe administrim të thjeshtë. Kjo e ndan përmbajtjen nga prezantimi dhe e bën platformën më të qëndrueshme për përditësime të vazhdueshme.

Rezultatet

Ella-B ka një sistem digjital që funksionon si portfolio dhe si mjet pune për agjencinë: profile të organizuara, prezantim konsistent dhe një eksperiencë që ruan karakterin editorial të brandit.

Do rezultate të tilla për biznesin tënd?

Çdo projekt fillon me një bisedë falas. Më trego sfidën dhe objektivin.